Kompania Rajonali e Ujësjellësit “prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme më 10 qershor 2022, e premte duke filluar nga ora 10:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.
“Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, njofton KRU”Prishtina”.