Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka marrë motoçiklisti 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Veseli.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin.