Gjenerali, Kudusi Lame, ka botuar librin “UÇK kundër shpifjeve”, ku filtet për shpifjet që po bëhen në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në Frontal të t7, tha se ky libër është prodhim i një pune 10-vjeçare, ku edhe foli rreth Gjykatës Speciale në Hagë.
Lame tha që kjo gjykatë është ‘kryqëzata antishqiptare’, që ka për qëllim të hedhë baltë mbi luftën e shqiptarëve dhe t’i pastrojë masakrat serbe.
“Libri është një punë intensive 10-vjeçare, qysh prej kohës që është botuar raporti i Dick Martyt, ose që nga botimi i librit ‘Engjujt e zi’, unë jam ballafaquar që nga 2004 me këtë praktike antishqiptare që u kurorëzua me kryqzatën antishqiptare të Gjykatës së Hagës, që ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi luftën e shqiptarëve për të pastruar masakrat serbe, luftën masakruese serbe, gjenocidin serb në Kosovë. Për të bërë një balancim të elementit kriminal mes shqiptarëve dhe serbëve. Sikur nuk mjafton angazhimi politik, ideologjik, kulturor, arsimor, fetar, serb kundër shqiptarëve, tani duhet patjetër të jetë edhe një mbështetje evropiane kundër shqiptarëve për ta plotësuar krejt atë çka është në interes të antishqiptarëve në rrjedhën historike të përhershme”, tha Lame.
Lame tha që UÇK ndodhet përallë një agazhimi masiv të thashethemeve, shpifjeve për ta njollosur veprën e saj.
“UÇK ndodhet përballë një angazhimi masiv të thashethemeve, shpifjeve për ta njollosur veprën e saj. Kam krijuar një bindje se nuk ka asgjë ndryshim mes kësaj gjykate dhe gjykatat e Hitlerit ndaj çifutëve, thjeshtë ‘unë të fus në burg se mund, se jam më i fuqishëm’ pa pasur rëndësi nëse ka faj”, ka thënë Lame.
Ai tha se raporti i Dick Martyt është identik me librin “Engjujt e zi” duke thënë se kanë pasur të njëjtin burim.
“Unë e kam parë se çka po kurdiset kundër luftës, por unë e kam parë si kurdisje serbe dhe nga serbët nuk pres tjetër gjë, veçse duhet angazhimi ynë për t’iu kundërvënë kësaj praktike, për të mos e lënë sikur spo ndodh asgjë. Kurse kur doli raporti i Dick Martyt, menjëherë kërkova të ma përkthejnë në shqip, dhe u befasova, sepse unë e kisha njohur librin “engjëjt e zi” dhe tani më doli raporti por më doli identik, me të njëjtën përmbajtje, vetëm më i moderuar, i korrigjuar apo i sistemuar. Kur ngjasojnë dy gjëra, kuptohet që kanë burim të njëjtë”, është shprehu ai.