Me anë të raportit 24-orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish-deputetit, Zafir Berisha.
Sipas policisë, dje në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, janë arretsuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR/ Rr. Suzi Qelebi, Prizren 08.06.2022-14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.