Dhjetë persona kanë vdekur në Kinë, pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën qendrore Hunan, që kanë detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftojnë mediet shtetërore.
Reshjet e dendura të shiut që filluan më 1 qershor, bënë që mbi 286 mijë qytetarë të braktisin shtëpitë e tyre, pasi rrezikonin të përmbyteshin, njofton agjencia shtetërore e lajmeve “New China”.
Sipas raporteve lokale më shumë se 2700 shtëpi janë dëmtuar nga reshjet kastastrofike në vend.
Ndërkohë 3 persona rezultojnë të zhdukur.
Në vitin 2021 Kina përjetoi përmbytjet më të këqija në dhjetë vjet, veçanërisht në pjesën qendrore të saj, ku humbën jetën mbi 300 qytetarë./abcnews.al/