Është konfirmuar rasti i parë i “Lisë së Majmunëve” në Greqi.
Autoritetet greke shëndetësore kanë njoftuar se në mbrëmjen e së mërkurës se një person, i cili ishte kthyer së fundmi nga Portugali, ka shfaqur të gjitha simptomat e “Lisë së Majmunit’.
Sipas raportimeve personi i cili ka shfaqur simptomat është shtruar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Atij i është bërë një test fillestar në Laboratorin e Shëndetit Publik nga ku ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe skuqje të lëkurës.