Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Blaka, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se të hënën nuk kanë protestuar veteranët, por militantë të PDK-së dhe të AAK-së.
Blaka përmes një shkrimi në Facebook tha se ministri Sveçla ende nuk është përgjigjur se si e punësoi motrën e tij në Ministrinë e Bujqësisë, duke lënë anash aktivistët besnik të Vetëvendosjës.
“Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit “korit gazmor” për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund”, shkroi Blaka.