Chelsea e ka dhënë “aminin” për transferimin e Romelu Lukakut në Inter.
Klubi anglez nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg, i cili me këtë rast do të rikthehej tek “Nerazzurri” pas një viti.
Në fakt, në këtë çështje mund të futet shkëmbimi i lojtarëve.
Sipas mediumit italian “Il Corriere della Sera”, në mesin e lojtarëve që mund të përfundojnë në “Stamford Bridge” në këmbim të Lukakut janë: Bastoni, Lautaro, Skriniar e Barella, përcjell “Gazeta Express”.
Prej tyre, më të preferuarit për “Të Kaltrit” janë Barella dhe Lautaro, të cilët do të përfundonin në Londër, e Lukaku në Inter, një shkëmbim ky kokë më kokë.
Mbetet të shihet nëse Interi është i gatshëm për ta bërë këtë sakrificë.
Gjithçka mund të mbyllet gjatë këtij muaji, ndërsa ish-futbollisti i Evertonit dhe Manchester United e ka kërkuar largimin nga Londra pasi eksperienca e tij aty ishte prapë dëshpëruese.
29 vjeçari kishte shpërthyer në Serie A duke e ndihmuar Interin të shpallej kampion i Italisë.
Përfaqësuesi belg dëshiron të rikthehet tek “Nerazzurri” për t’i vazhduar sukseset, aty ku i kishte lënë. /Gazeta Express/