Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është përpjekur shumë për të parandaluar që mospajtimet mes Rusisë dhe Ukrainës të kalonin në konflikt.
Në intervistën e parë për “ARD”, prejse nuk është më në pushtet, ajo ka thënë se nuk e fajëson vetën pse nuk është arritur ndonjë marrëveshje Rusi-Ukrainë.
“Diplomacia nuk është gabim për faktin që nuk funksionoi”, ka thënë ajo teksa tregoi për përpjekjet.
Ajo luftën në Ukrainë e ka cilësuar si tragjedi, teksa e ka dënuar ashpër Rusinë për ndërhyrjen në territorin ukrainas.
A kemi mundur të bëjmë më shumë që të parandalojmë këtë, që unë tani po e quaj tragjedi të madhe. Prandaj ju vazhdoni të pyesni pse, dhe unë natyrisht që vazhdoj t’i bëj këto pyetje”, ka thënë Merkel.
Merkel ishte në pushtet prej vitit 2005 e deri në 2021 kur edhe u largua nga politika.
Ajo ishte kancelare gjatë kohës sa Rusia kishte mbështetur seperatistët në Krime. /Express