Një gjykatë në Australi ka urdhëruar Google që t’i paguajë një ish-ligjvënësi rreth 715 mijë dollarë si dëmshpërblim për shpifje për dy video të postuara në YouTube.
Gjykata Federale Australiane zbuloi së fundmi se dy videot e shtynë John Barilaro, zëvendës/kryeministrin e shtetit më të populluar të Australisë, New South Wales, të largohej para kohe nga politika.
Gjykatësi Steven Rares tha se videot, të cilat u postuan nga komentatori politik, Jordan Shanks përbënin një fushatë të pamëshirshme, raciste, sharëse, abuzive dhe shpifëse kundër Barilaro. Gjykatësi tha se:
Videot vinin në pikëpyetje integritetin e ish-ligjvënësit, duke përfshirë etiketimin e tij “të korruptuar” pa prova dhe e quajtën atë me emra racistë që ishin asgjë më pak se gjuha e urrejtjes.
Ai zbuloi se Google fitoi mijëra dollarë nga dy videot, por nuk arriti të zbatonte politikat e veta për të parandaluar gjuhën e urrejtjes. Videot u panë gati 800,000 herë që kur u postuan në fund të 2020. Kur Barilaro u largua nga politika në tetor 2021, ishte për shkak se ai u traumatizua nga fushata e Google dhe kjo bëri që ai të largohej para kohe nga posti politik.
Ndërkaq, Google ende nuk ka komentuar. Rikujtojmë, se platforma Google së fundmi ka prezantuar disa nga produktet e saj më të reja, si telefonin inteligjent Pixel 7, Pixel Watch dhe Pixel Buds Pro. Prezantimi u bë në Amfiteatrin Shoreline, ku zhvilluesve iu dha më shumë informacion rreth punës me platformat e Google. Një ndër pajisjet më të përfolura është pikërisht ora Pixel, e cila pritej prej kohësh. Ajo vjen me një dizajn rrethor, me një kurorë prekëse dhe një buton anash për navigim. / Top Albania Radio