Modelja kosovare, Heidi Lushtaku ishte bërë nënë krejtësisht në mënyrë të fshehur, teksa ka lindur djalë me partnerin e saj, futbollistin turk Merih Demiral
Ish e fejuara e Robin Krasniqit kishte befasuar shumë kënd kur kishte lajmëruar se ishte bërë nënë e një djali të porsalindur.
Madje këtë Heidi e kishte bërë të ditur disa ditë para se Robin Krasniqit të martohej me bukuroshen dhe modelën Marigona Krasniqi.
E pas më shumë se dy muajve, Heidit duket se është duke i munguar diçka nga shtatzënia e saj.
“Me mungon barku i shtatzënisë”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze duke saktësuar se i mungon barku barkun i fryrë. Kësaj thënie ajo ka shtuar edhe disa fotografi gjatë kohës së shtatzënisë të cilat nuk i kishin parë fansat e saj.