Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.
Beatrix do të festojë ditëlindjen e saj të 28-të më 9 qershor. Mirëpo, në këtë ditë ajo ka një dhuratë për të gjithë fansat e saj, duke publikuar këngën më të re me titull “Vonë”.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku komentet kanë qenë të pafundme. Ndërkohë, fansat e Trixës mezi po e presin.
Kujtojmë se kënga e fundit e Ramosajt ishte në bashkëpunim me Dj Geek dhe rezultoi një sukses i madh.