Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Gjermania dhe Anglia po luajnë me rezultat të barabartë, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një dominim i lehtë nga “Panzerët”, por që nuk e gjetën dot rrugën e golit.
Italia është në avantazh ndaj Hungarisë, me rezultatin që është 2 me 0 pas pjesës së parë.
Barella dhe Pellegrini shënuan golat për “Azzurët”.
Në anën tjetër, Turqia është në avantazh ndaj Lituanisë me rezultat 0 me 2, kurse Luksemburgu dhe Ishujt Faroe po luajnë baraz, 0 me 0