Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar anëtarin më të ri në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë.
Ai ka bërë të ditur se Arben Mustafa do të jetë Koordinator i Departamentit për Financa, shkruan Gazeta Papirus.
“Arbeni ka një bagazh të gjerë profesional e intelektual dhe në bashkëpunim me ekipin tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet për KQM-në”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Papirus/