Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova, janë fituese të garës për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare.
Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare tashmë është përzgjedhur. Ajo do të jetë në duart e nxënësve me 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’.
Vendimi zyrtar do të bëhet publik ditëve në vazhdim. Megjithatë, siç ka kuptuar RTK, përzgjedhja u realizua më 31 maj. Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë shtëpitë e tjera botuese.
Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021.
Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri.
Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.