West Ham United është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.
Sulmuesi ndërkombëtar shqiptar, i cili bëri përshtypje si i huazuar në Southampton sezonin e kaluar, është lidhur gjithashtu me Everton dhe Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.
Broja mori vëmendjen e disa skuadrave edhe jashtë Anglisë, me Milanin që po raportohet se është pjesë e garës.
Ai mungoi në ndeshjen e djeshme ndaj Islandës, por do të jetë gati për takimin tjetër ndaj Izraelit.