Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit të vrarë pasluftës thotë se po punojnë për zbardhjen e vrasjeve politike
Faik Imeri, ekspert i antiterrorizmit dhe vëlla i Haki Imerit i vrarë paslufte thotë se po punon për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.
Ai beson në punën e Gjykatës Speciale. Ai poashtu ka thënë se “Ne nuk do të thotë, nuk e ka kuptimin që unë vetëm, por e ka kuptimin se e kemi dhanë një kontribut për një kohë të gjatë deri te ardhja e Gjykatës Speciale”.
“Besoj plotësisht që do të korr fitore me këtë ritëm”, tha ai në Pressing.
“Punoj për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë . Motivi im është personal, vrasja e vëllait’, theksoi ai.
Imeri mohon se do të jetë dëshmitar në këtë Gjykatë./Gazeta papirus/