Cili është tipi i Dua Lipës? Duke parë lidhjet e saj ndër vite, e vështirë ta përkufizosh tipin e saj.
Së fundmi në media po aludohet se ajo është në lidhje me aktorin Arón Piper. Ai luajti rolin e Ander Muñoz në serialin hit të Netflix dhe është një nga më të preferuarit e fansave në Internet. Pas performancës së saj në Madrid dyshja janë parë në një klub nate. Së bashku dhe shumë të afërt dy artistët vazhduan festën, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit. Po ashtu më pas u fotografuan duke dalë nga i njëjti hotel.
Por cilët kanë qenë të dashurit e Duas ndër vite?
Ledri Vula (2013-?)
Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i pamë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë dhe nuk u vërtetua kurrë.
Asokohe u tha se ndarja erdhi si pasojë e angazhimeve të Ledrit, por cilado të ketë qenë arsyeja e vërtetë, ndarja ka ndodhur në paqe, nisur edhe nga fakti që prindërit e tyre vazhduan të ruanin një marrëdhënie shumë të mirë.
Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale.
Megjithatë, kjo lidhje asnjëherë nuk është vërtetuar, a ka qenë lidhje dashurie apo vetëm lidhje miqësore.
Isaac Carew (2013 – 2019)
Lidhja me Isaac Carew, një model dhe kuzhinier, ka qenë më e gjata e këngëtares. Dua dhe Isaac patën një marrëdhënie të komplikuar me ndarje dhe ribashkime.
Fillimisht ata u ndanë në vitin 2017, kur Dua nisi një romancë me Paul Klein, këngëtarin kryesor të grupit rock LANY. Dua i dha fund lidhjes së saj me Paul në fillim të janarit dhe u rilidh me Isaac për një vit tjetër përpara se të ndahej në qershor 2019.
Dua madje e mori Isac në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, së bashku me familjen e saj në 2018.
Sipas ‘The Sun’, një nga arsyet e shumta për ndarjen e saj me Isaac ishin angazhimet e ndryshme. “Që kur u rikthyen bashkë, Dua dhe Isaac kanë luftuar për të qenë parë njëri-tjetrin. Ata të dy donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat mes tyre ishin mirë për njëfarë kohe, por ajo thjesht po bëhet gjithnjë e më e zënë”.- thanë njerëzit pranë saj asokohe.
Paul Klein (2017 – 2018)
Dua Lipa pati një lidhje tjetër gjatë ndarjes së saj të shkurtër me Isaac Carew. Dua u takua me këngëtarin e grupit rock LANY, Paul Klein. Të dy ishin takuar në ‘Festivalin Britanik të Verës’ në korrik 2017, teksa kaluan një Krishtlindje të bukur së bashku në Londër atë dhjetor.
Megjithatë, dashuria e tyre ishte jetëshkurtër pasi Dua dhe Paul u ndanë në janar të vitit 2018. “Dua dhe Paul kaluan shumë mirë së bashku, por gjërat thjesht nuk funksionuan. Ndarja ka rikthyer kujtimet e Isaac, me të cilin u nda në këtë kohë vitin e kaluar. Ajo i ka dërguar mesazhe atij përsëri, por ka qenë jashtë vendit për javët e fundit, kështu që ata nuk janë parë me njëri-tjetrin.” -raportuan mediat atëherë.
Anwar Hadid (2019 – 2021)
I dashuri i fundit i Dua Lipës ishte vëllai i Gigit dhe Bellës, Anwar Hadid. Dyshja e nisi lidhjen në qershor të 2019. Sipas raportimeve nga TMZ, Dua u prezantua me Anwar nga Gigi, e cila është mike shumë e mirë me shqiptaren.
Është raportuar se Anwar i kërkoi Dua Lipës një takim më pas në qershor. Dua dhe Anwar u panë publikisht së bashku në festivalin muzikor britanik ‘Summer Time Hyde Park’ në korrik 2019 dhe madje u fotografuan duke u puthur!
Gjatë një interviste me British Vogue në shkurt 2021, Dua Lipa foli për marrëdhënien e tyre duke shpjeguar se ishin një çift shumë privat. “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë OK, kjo është kënaqësi,” tha ajo. “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni.”
Në 2019 Anwar ishte në Kosovë me Duan dhe familjen e saj për “Sunny Hill Festival” dhe vitin e kaluar ishte në Shqipëri ku Dua qëndroi disa javë për pushimet verore, mes Tiranës, Krujës dhe jugut të Shqipërisë. Anwar u shpreh se i pëlqeu shumë vendi ynë, madje asokohe u pa me veshje kombëtare teksa mori edhe fanelën e ekipit të Tiranës nga kryebashiaku Erion Veliaj.
Ishte “The Sun” që raportoi fillimisht se çifti ishte në krizë në fund të 2021. Ata nisën të jetonin në largësi për t’i dhënë fund përfunimisht lidhjes në nëntor.