Para ndërtesës së Kuvendit sot veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar për mospërfshirjen e kësaj kategorie në ngritjen e pagës minimale. Për të ruajtur rendin dhe qetësinë, po në të njëjtin vend, dolën edhe forca të shumta të Policisë së Kosovës.
Pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe Patriot Brahimi, babai i të cilit është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se me rrëfimin e tij ka arritur ta përlotë një polic.
“Polici legjendar pas një fjalimit tim ndaj tij, iu mbushen sytë me lotë”, ka shkruar ai.
Patrioti u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë projektlligjin për pagën minimale, pasi që sipas tij, ai i dëmton familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve.