Sot kanë protestuar veteranët e UÇK-së për mospërfshirjen e tyre në pagë minimale.
Disa deputetë të PDK-së ishin të pranishëm në protestë.
E njërit nga ta iu la një amanet, shkruan Periskopi.
Deputetit të PDK-së, Hajdar Beqes iu la një amanet nga një veteranë që ligjin e pagave të mos ta votojnë, përndryshe siç tha ai do ti kapin armët ndaj Qeverisë Kurti si kundër Millosheviq.
“Deputet, amanitin e ke prej krejt veteranëve mos e leni këtë ligj me u bo kështu, përndryshe qysh i kemi kap armët për Millosheviqin, kemi me i kap armët edhe për këtë qeveri. Sot jemi ardhë me protetstu në mënyrë paqësore e ata na kanë harru”, ka thënë veterani.