Rafael Leao është prioritet i pronësisë së re të Milanit.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan të largojnë sa më shumë pretenduesit për të blerë portugezin, në radhë të parë Real Madrid dhe për ta bërë këtë ata ia kanë vënë në tavolinë lojtarit një ofertë prej 4.5 milionë euro në sezon, trefishi i asaj që fiton tani.
Klauzola 150 milionë e përfshirë në kontratën e tij i ndihmon klubit, por ata duan që lojtari të mbetet i kënaqur te Milanello dhe për këtë arsye ekziston vullneti i fortë për të zgjatur sa më shpejt marrëdhënien me Milanin.
Pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për Leaon.