Para veteranëve të cilët po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ka dalë edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili tha se veteranët kanë luftuar, e kanë sjellë lirinë dhe e kanë sjellë këtë shtet.
Ai tha se institucionet nuk duhet t’i detyrojnë veteranët që të protestojnë, por as “Mos gaboni me prek asnjë pemë të këtij institucioni, këtë institucion apo ndonjë polic”, ka thënë ai.
Ndërkohë, gazetarët që gjenden në protestë, thonë se një polic është lënduar, derisa veteranët thyen rrethojat e Kuvendit dhe hynë në oborrin e këtij institucion.