Veteranët e luftës që po protestonin para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë në oborrin e tij.
Sipas raportimeve të mediave, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër siç kanë thënë, diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.