Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:45, në fshatin Llozicë të Malishevës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari nuk e ka siguruar ngarkesën dhe pastaj bashkë me ngarkesën ka ka rënë edhe ai nga traktori.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Aksident trafiku” dhe shkon në procedurë të rregullt.