Kosova dhe Greqia janë duke e zhvilluar ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kombeve.
Grekët janë duke udhëhequr në “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.
Për “Dardanët” tani janë përkeqësuar edhe më shumë punët, pasi Aro Muric është përjashtuar nga loja.
Portieri i Kosovës luajti me dorë jashtë zonës dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq. /Gazeta Express/