Irani është duke ndihmuar kompanitë ruse të naftës të anashkalojnë sanksionet e vendosura nga Perëndimi dhe të sheshin naftë.
Lajmi është bërë i ditur nga “United Against Nuclear Iran” (UANI), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, sipas së cilës nafta po del nga Rusia me anë të një flote anijesh të Iranit. Organizata i bën thirrje Perëndimit të bashkohet dhe të reagojë sa më parë ndaj këtij fenomeni që çon para për “makinën e luftës” së Putin.
Daily Mail”, shkruan se vitin e kaluar kishte zbuluar se si Irani përdori një flotë me 123 anije, duke përdorur teknika mashtrimi, për të shmangur sanksionet tregtare të vendosura nga Perëndimi ndaj shtetit nga Lindja e Mesme. “Daily Mail shkruan se anijet iraniane ndryshojnë vendndodhjen e tyre reale në GPS, ndërsa janë duke u ngarkuar ose shkarkuar nga portet.
Po ashtu, sipas “Daily Mail”, shpesh, këto anije fantazmë përdorin si teknikë edhe ndryshimin e flamurit dhe dokumentacionet false.