Uellsi ka kaluar në epërsi ndaj Ukrainës, në ndeshjen finale të “Play-Off”-it të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Andriy Yarmolenko ka shënuar autogol në minutën e 34-të, shkruan Gazeta Express.
Uellsi tashmë po udhëheq me rezultatin 1:0.
Kujtojmë se fituesi nga kjo ndeshje do të sigurojë pjesëmarrjen për në Botërorin e këtij viti. /Gazeta Express/