Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.
Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.
Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie.
Këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.
Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup. /Gazeta Express/