Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka kritikuar komentet e bëra nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi dje se Rusia nuk duhet të poshtërohet për pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan Euronews.
Macron këmbënguli se Putini kishte kryer një “gabim historik dhe themelor”, por se ishte e rëndësishme të mos turpërohej Rusia “në mënyrë që ditën që luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një rrugëdalje përmes kanaleve diplomatike”.
Kuleba shprehu shqetësimet e tij për qëndrimin e Macron, duke thënë se thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta kërkonte atë. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten.
“Ne të gjithë më mirë të fokusohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë,” përfundoi Kuleba.
Macron ka synuar të mbajë dialogun me Vladimir Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, dhe presidenti francez tha se ishte “i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse” të shtunën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu përgjigj gjithashtu komentit të Macron në fjalimin e tij në video të shtunën duke thënë se “ushtria ruse mund të ndalojë djegien e kishave [dhe] shkatërrimin e qyteteve. Ushtria ruse mund të ndalojë së vyer fëmijët, nëse një person në Moskë thjesht jep një urdhër të tillë. “
Dhe fakti që ende nuk ka një urdhër të tillë është padyshim një poshtërim për të gjithë botën”.