Ousmane Dembele i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Barcelona.
Futbollisti francez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me “Blaugrana”, prandaj në fund të këtij muaji ai do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata aktuale.
Dhe, ish-futbollistit të Borussia Dortmundit ia kanë vënë syrin tashmë klubet angleze.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, e ardhmja e futbollistit ofanziv mund të jetë e lidhur me Premierligën, përcjell “Gazeta Express”.
Chelsea është klubi më i interesuar për përfaqësuesin francez.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, “Blues” e kanë bërë gati një kontratë katërvjeçare për Dembelen.
Futbollistin ndërkohë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Ligue 1.
Dembelen e përshkuan lëndimet dhe forma e zbehtë në eksperiencën pesëvjeçare në Camp Nou, ndërsa u këndell vetëm në muajt e parë të këtij viti.