Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I njëjti kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër.
“Është shoqëruar në stacion i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personit tjetër.
Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.