Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se ndeshja e nesërme ndaj Greqisë e ka rëndësinë e madhe.
Francezi u paraqit sot në konferencë për media, një dita para sfidës me grekët në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme, pasi të dyja ekipet kanë nga tre pikë. Do të përgatitemi maksimalisht për nesër. Kemi studiuar Greqinë se si kanë vuajtur ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të tentojmë të paraqitemi në stilin dominues, njëjtë si ndaj Qipros”, tha Giresse.
“Sot nuk do të zbulojmë se si do të paraqitemi nesër. Më rendësi është të vazhdojmë me fitore. Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, shtoi Giresse.
Ndeshja Kosovë – Greqi do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/