Disa ditë pas fitores në gjykatë të Johnny Depp kundër ish bashkëshortes, Amber Heard, avokatja e tij Camille Vasquez është parë me të dashurin e saj Edward Owen.
Në videon e siguruar nga TMZ, Camille dhe i dashuri i saj Edward, u panë duke u larguar nga një hotel në Virxhinia pranë Gjykatës së Qarkut Fairfax, ku gjyqi u zhvillua për gjashtë javë.
Ndërsa paparacët po përpiqeshin të pyesnin se çfarë do të ndodhte më pas dhe reagimin e saj ndaj apelit të mundshëm të Heard, Vasquez nuk ka folur.
Camille dhe Edward u takuan në nëntor në një pub luksoz në Londër.
Një burim i brendshëm ndau: “Është një marrëdhënie mjaft e re, por Eduardi është i lumtur me të. Ai e ka vizituar Camille në SHBA që nga fillimi i këtij gjyqi dhe ajo planifikon ta vizitojë atë në MB sapo të përfundojë çështja. Është distancë e largët dhe ata të dy janë të suksesshëm në karrierën e tyre përkatëse, por ata shpresojnë ta bëjnë të funksionojë.”
Owen është një ekzekutiv në “WeWork” që nga viti 2017 dhe merret me pasuri të paluajtshme për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë.
Muajin e kaluar, Camille dhe Johnny ishin subjekt i thashethemeve për veprimet e tyre gjatë gjyqit, si mbajtja e duarve ndërsa ajo i pëshpëriste në vesh, përqafime ndërsa ai hynte në dhomë dhe Depp tërhiqte karrigen e saj për të.
Një kameraman i kërkoi Vasquez-it të “fliste njëherë e mirë” mbi thashethemet për një lidhje mes tyre, por ajo thjesht qeshi.