Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzohet se është i përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.
Edhe pse kanë kaluar më tepër se një muaj që nga publikimi i aferës financiare, ku janë të përfshirë edhe kompania serbe, GEN-i, dhe kryeministri i zgjedhur i Sllovenisë, Robert Golob, Berishaj nuk ka folur ende.
Në vend të kësaj, ai ka vendosur që nis pushimet në bregdet.
Ambasadori kosovar ka zgjedhur pikërisht Slloveninë që të kalojë pushimet me familjen e tij.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, krahas të cilit ka shkruar “Ditë pushimi me familje”.