Një polic është gjetur i vdekur në veri të Mitrovicës.
I njëjti është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës.
Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
“Është vdekje natyrale. Po ka qenë zyrtar policor”, ka thënë zëdhënësi i policisë Besim Hoti.
Zyrtari policor që u gjet i vdekur është Dejan Vlaskoviç, 45-vjeçar, i njëjti jetonte i vetëm në banesën e tij.