Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve nesër nga ora 20:45.
Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.
Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.
Gjyqtarit skocez John Beaton i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë takim tejet të rëndësishëm për të dyja skuadrat.