Dy persona (punëtorë) kanë marr lëndime trupore pasi një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 07:45, në Vushtrri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës ‘Extra’ në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona, punëtorë si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.