Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po merr pjesë në një forum ekonomik në Turqi.
Meta në një postim në Facebook shkruan se në Forumin “Türkiye and EU in the New Era” do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare.
“I nderuar të marr pjesë në konferencën e rëndësishme Maltepe Economic Forum ‘Türkiye and EU in the New Era’ për të shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme”, shkruan Meta.
Ndryshe, sot Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në ora 18:00 për të votuar për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.