Zyra për Media e AAK-së ka bërë me dije se sot Grupi Parlamentar i tyre do të mbajë një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës në orën 12:00.
Nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me arsyen e mbajtjes së kësaj konference.
Njoftimi i plotë:
Sot në ora 12:00, grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media.
Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja tek sheshi “Ibrahim Rugova”).
Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet!
AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun