Fundjavë e nxehtë, orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe e bubullima. Javën e ardhshme, mot jostabil, me shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturave.
3.06.2022 – Përgjatë ditëve të fundjavës, në vend po parashihet të mbajë mot relativisht stabil, me diell dhe i nxehtë, por që orëve të pasdites, do ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Nga java e ardhshme, po parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vransira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e lokalisht edhe breshër.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohëpaskohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.
4.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
5.06 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima..
6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.
7.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.
8.06 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C, ndërsa maksimalet në fundjavë luhaten ndërmjet 30C e 33C, e deri të mërkurën zbresin në 25C.
Era fryn kryesisht nga krahu verior, lehtë dhe mesatarisht 5-12m/s.
Shtypja atmosferike me rënie graduale.