Edhe në një sezon zhgënjyes, Cristiano Ronaldo shënoi 24 gola në të gjitha garat dhe fitoi çmime të ndryshme individuale, pas rikthimit të bujshëm te Manchester United.
Pavarësisht se është në fund të karrierës së tij, Ronaldo është ende i përkushtuar ndaj “Djajve të Kuq” dhe sigurohet që skuadra e tij të kthehet në versionin e mëparshëm të lavdisë.
“Është ende motivimi im për të vazhduar të punoj shumë, të dua akoma pasionin për lojën, dhe sigurisht Manchesteri dhe shokët e mi të skuadrës më ndihmojnë gjatë gjithë rrugës, kështu që duhet të vlerësoj të gjithë njerëzit që ndihmojnë Cristianon. Është gjithmonë bukur të shënosh gola për këtë klub. Kur është një hat trick, është edhe më mirë”, u shpreh Ronaldo.
Tutje, ai theksoi se Manchster United do të rikthehet aty ku i takon, ndonëse kjo do t’i marrë kohë
“Por gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem të fitoj ndeshjet dhe të përpiqem të fitojë një kampionat apo një kupë, por besoj se Manchester do të jetë aty ku i takon. Ndonjëherë kërkon kohë, por unë ende besoj”, theksoi 37-vjeçari.
/Gazeta Express/