Kadri Rahimaj tashmë hapur po i bënë punësimet e aktivistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës.
Pothuajse çdo javë, Rahimaj po e punëson nga një anëtar të partisë së tij. Këtë javë në Komunën e Kamenicës është punësuar edhe ish-asamblisti i Vetëvendosjes, Blerim Hajdari.
Gazeta merr vesh se ai është punësuar për kohë të caktuar në pozitën: Zyrtar për Regjistrim të Bizneseve. Në profilin e Hajdarit ka me dhjetëra fotografi që e lidhin atë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai është mbështetës i Kadri Rahimajt dhe këtë e fsheh fare, duke shpërndarë çdo ditë aktivitetet e kryetarit të Kamenicës.
Hajdari ka postuar edhe fotografi të tjera në zyrën e kryetarit, raporton Botapress.info
Gazeta ka raportuar edhe më parë për punësimet partiake të Rahimajt.
Madje, atij i kishin penguar edhe raportimet e mediave për ndërtimin e çezmës me emër të babait të këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca. “Një çezmë pothuajse e njejt me atë tek gjimnazi është ndërtuar në mes të Parkut të Tiranës, hapsirë publike. Ama kur nuk ke ku mu kap, duhet me bo temë dicka. ?♂️”, kishte shkruar Hajdari.