Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:50 është raportuar një rast i dhunës në familje në Gjilan.
Sipas PK-së i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare, ku viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore.
“Personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet më tej.