Mosmarrëveshja për pronë ka shkaktuar një përleshje mes vëllezërve në Deçan. Zënka eskaloi edhe në kërcënime, për çka një person përfundoi në prangat e Policisë.
Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.
Sinjali mëson se konflikti verbal që kishin dy vëllezërit, njëri 59 e tjetri 53-vjeçar, eskaloi në kërcënime, me ç’rast u desh intervenimi i Policisë.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një debati që kishin rreth një prone, ku për një moment vëllai 59-vjeçar me çekan në dorë i është drejtuar vëllait të tij me fjalët se “do të mbys…”.