Sot sërish është tronditur Shkodra, kësaj here nga një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus”, raporton A2.
Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e ‘by-pass’ që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.
Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.