Duke folur në Klan Kosova, ai po ashtu u shpreh se interesante ishte që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e kishte futur Kosovën edhe në fjalimin e tij kur e dha betimin, duke deklaruar që Kosovën do ta ruaj si pjesë përbërëse të Serbisë.
“Ai tha që do të ketë edhe presion shumë të madh, sepse kriza në Ukrainë e ka ndryshuar gjeopolitikën në botë dhe kjo është një sfidë për qeverinë e Serbisë. Por ndryshimi në gjuhë ishte pjesa më interesante. Në fjalimin e Vuçiq ishte edhe pjesa kur tha që Serbia duhet të merret me sanksione ndaj Rusisë, por do ta kërkojnë ndihmën e parterëve të BE-së që ta bëjnë këtë. Serbia e ka përdorur në vazhdimësi edhe Asociacionin për ta paraqitur Kosovën fajtore për mosvazhdimin e dialogut”.
“Suksesi më i madh i Serbisë është tentimi për ta minuar formësimin e shtetësisë së Kosovës. Edhe në Këshillin e Evropës do të përmendet manastiri, nëse do vijë momenti për të votuar, po ashtu edhe Asociacioni dhe çështje të tjera për ta penguar Kosovën dhe për ta zgjatur status quo-në”, përfundoi Seferi.