Luana Vjollca ka publikuar këngën e tretë të projektit “Thuaje” me titull “Isha”.
Ndryshe nga dy projektet e para që trajtonin “bullizmin” dhe “traumën” ylli shqiptar në këngën e tretë vjen me plot ngjyra dhe jetë si mesazh force për femrat.
Përmes vargjeve të këngës ajo bën thirrje për vetëbesim, kurajo dhe respekt ndaj përpjekjeve të gjithësecilit për t’ja dalë mbanë.
Këngës i parapriu edhe pjesa e tretë e rrëfimit ku Luana ka vendosur që të tregojë histori personale, jo të bukura por që kanë ndikuar që ajo të jetë sot ajo që është.
Siç ka paralajmëruar Luana Vjollca projekti ka gjithsejtë 5 këngë, të cilave iu paraprin gjithmonë një rrëfim i ndjerë dhe plot emocion i Luanës. /GazetaExpress/