GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Qeveria zgjodhi 4 anëtarë të dënuar në bordet e KRU “Mitrovica”, kishin zgjedhur kundërligjshëm kryeshefin ekzekutiv”

02/06/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka zgjedhur Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRU “Mitrovica”.

Sipas vendimit të Qeverisë, si kryesuese e këtij bordi është zgjedhur Kumrije Kelmendi. Ndërsa, anëtarë të këtij bordi janë zgjedhur Bashkim Halabaku, Zijadin Lutolli dhe Miranda Zherka.

Anëtarët e këtij bordi do të kenë mandat trevjeçar.

Në secilin nga bordet, Qeveria ka zgjedhur nga dy anëtarë që më herët kanë pasur probleme me ligjin, më konkretisht janë dënuar nga Inspektorati i Punës për moszbatimin e vendimeve të këtij institucioni.

Kryesuesja e bordit të KRU “Mitrovica”, Kumrije Kelmendi bashkë me anëtarin Zijadin Lutolli janë dënuar nga Inspektorati i Punës për moszbatimin e vendimit të këtij institucioni për anulimin e vendimit për përzgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef i KRU “Mitrovica”, gjatë kohës që kryesuesja Kelmendi Aliu dhe anëtari Lutolli ishin anëtarë të Bordit të Përkohshëm.

Bordi i KRU “Mitrovica”, i emëruar në korrik 2021 nga Qeveria Kurti, kishte zgjedhur kundërligjshëm kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

Ky bord kishte shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv më 12 gusht të vitit 2021, ku Bordi i Përkohshëm kishte përzgjedhur në këtë pozitë kandidatin Bashkim Kurti. Ndaj këtij vendimi ishte bërë ankesë në Inspektoratin e Punës nga kandidatët tjerë, Alajdin Avdullahi, Naim Hajdini dhe Demir Shala.

Inspektorati i Punës pas shqyrtimit të ankesave kishte pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit Alajdin Avdullahi për mospërzgjedhjen e tij në pozitën e kryeshefit.

Inspektorati i kishte dënuar me nga 1200 euro gjobë Kryesuesin e Bordit, Zijadin Lutolli dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve, Teuta Ukshini, Kumrije Kelmendi Aliu dhe Fadil Berisha.

Kjo gjobë ndaj tyre ishte shqiptuar, pasi të njëjtit nuk kishin anuluar vendimin e përzgjedhjes së Bashkim Kurtit, kryeshef ekzekutiv, edhe pse ligjërisht kanë qenë të obliguar, pasi që Inspektorati i Punës me vendim kishte konstatuar se përzgjedhja e tij ishte bërë në kundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka emëruar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar që Teuta Ukshini- Aliu të jetë kryesuese, Albana Berisha – Qehaja anëtare, Fadil Berisha – anëtar dhe Saxhide Mustafa – anëtare.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, dje ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Drini i Bardhë” dhe emërimin e një bordi të përkohshëm.

Bordi i përkohshëm i drejtorëve kryesohet nga Arjeta Zeka, ndërsa anëtarë u votuan Ilaz Halili, Arlinda Magbani dhe Ramiz Jukoviq.

Kryeministri Albin Kurti vazhdimisht është zotuar se nuk do të tolerojë shkeljen e ligjeve, aq më shumë nga vartësit e tij. Por, në këtë rast po del e kundërta, pasi që Bordi i Përkohshëm i emëruar direkt nga Qeveria nuk po e përfillin ligjin e as vendimet e Inspektoratit të Punës, që është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, i cili bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës, si dhe sigurisë e shëndetit në punë.

Tags: kru mitrovicaQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Edi Rama përmend Kosovën në OKB: 20 mijë gra u dhunuan mizorisht gjatë luftës

Next Post

Amber Heard planifikon apelim ndaj vendimit të Gjykatës në Virginia

Next Post
Amber Heard planifikon apelim ndaj vendimit të Gjykatës në Virginia

Amber Heard planifikon apelim ndaj vendimit të Gjykatës në Virginia

Lajmet e fundit

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.