Një person është therur me thikë mesditën e së enjtes në Deçan.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se rasti ka ndodhur pas një përleshje në një market në qytet, ndërsa shtoi se i dyshuari është arrestuar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku viktima ka shkuar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga mjeti i mprehtë (thikë). Në vendin e ngjarjes ka dal policia”, deklaroi Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe të dyshuarit. Ky i fundit është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa mjeti i përdorur është sekuestruar. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, shtoi ai.