Dje gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti janë marrë disa vendime, e në mesin e tyre edhe shkarkimi dhe emërimi i Bordit të Përkohshëm dhe anëtarëve të rinj në ndërmarrjen KRU ‘Drini i Bardhë’ Sh. A. në Pejë dhe disa ndërmarrje të tjera.
Anëtarë Bordi në këtë kompani në Pejë është emëruar Ilaz Halili, i cili ka qenë punëtor i Telekomit të Kosovës dhe përkrahës dhe militant i partisë në pushtet.
Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi ku ai shihet në një aktivitet politik të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Besnik Bsilimin.
Se Ilaz Halili është emëruar në këtë pozitë e ka thënë dje gjatë mbledhjes së qeverisë Artane Rizvanolli ministre ekonomisë.
Madje në profiln e tij në Facebook Ilaz Halili ka disa fotografi bashkë më kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë në pushtet.